Policia jep detaje rreth rrëmbimit të 8-vjeçarit nga Peja

Peja

Policia jep detaje rreth rrëmbimit të 8-vjeçarit nga Peja

Më: 20 mars 2019 Në ora: 11:57
Policia e Kosovës

Gjatë ditës së djeshme u raportua se si një grua nga Peja e kishte raportuar në polici ish-burrin e saj pasi që ky i fundit sipas ankueses ia kishte rrëmbyer nga shkolla djalin 8-vjecar. Me rastin është duke u marrë policia e Kosovës. Kjo e fundit gjatë ditës së sotme ka sqaruar se sipas hetimeve prindi e kishte marrë djalin nga shkolla pasi që kishte qenë me grip.

I njëjti sipas policisë pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Ndërkaq në prezencë të punëtorit të Qendrës për Punë Sociale, fëmija i është dorëzuar nënës.

“Në lidhje me rastin pas një pune hetimore me datën 19.03.2019, është identifikuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili është baba i fëmijës së raportuar si i rrëmbyer. Sipas të dyshuarit fëmija ka qenë i sëmurë dhe të njëjtin e kishte marrë për ta dërguar te mjeku dhe të qëndrojë tek ai disa ditë. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa në prezencë të punëtorit të QPS-së fëmija i është kthyer ankueses nënës së tij në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në raportin shtesë të policisë lidhur me këtë rast.

Ndërkohë, dje u raportua si fëmiju D.Kuzhnini, 8-vjeçar, nuk mundi që t’i kryejë të gjitha orët mësimore gjatë ditës së hënë. Atij iu ndërpre mësimi nga i ati, i cili u tha drejtuesve të shkollës ‘Xhemail Kada’, të Pejës, se duhet urgjentisht duhet që ta marrë djalin nga shkolla.

Por, nëna e 8-vjeçarit nuk kishte qenë në dijeni se ish-burri i saj ia ka marrë djalin. Me të kaluar disa orë, ajo rastin e raportoi në policinë e Kosovës, duke thënë se pa dijeninë e saj, ish-burri ia rrëmbeu djalin. Hetimet për rastin tashme i ka nisur policia e Kosovës.

Në anën tjetër, prindi i 8-vjeçarit, N. Kuzhnini, drejton akuza të rënda ndaj ish-gruas së tij. Thotë se ajo nuk po përkujdeset për dy fëmijët e tyre, një vajzë 11 muajsh si dhe djalin 8-vjeçar.

Megjithatë thotë se djalin e mori nga shkolla pasi që kishte qenë i sëmurë.

“Djali ka qenë i sëmurë. Unë kam shku në shkollë e kam marrë edhe e kam kthy prapë. Edhe pse ajo nuk e meriton që t’ia kthej djalin sepse nuk ua jep kujdesin e duhur dy fëmijëve. Kunorë nuk kam me të. Kemi bashkejtu. E kam lanë shpinë në Prizren për të dhe kamë ardhë në Pejë. Para dy muajve jemi nda.  Unë djalin e mora  në Prizren. Por sot ia kam kthy nanës së tij”, thotë prindi i fëmijës.

Ndërkohë, ai thotë se djalin dëshiron që ta ketë vetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat