KEDS ndërtoi rrjet të ri për mbi 10 fshatra të Pejës dhe bizneset përreth

Peja

KEDS ndërtoi rrjet të ri për mbi 10 fshatra të Pejës dhe bizneset përreth

Më: 10 prill 2019 Në ora: 10:29
Pejë

KEDS ka vazhduar me implementimin e projekteve investive në tërë territorin e Kosovës. Investimi i radhës ishte në zonën e Pejës, me projektin e quajtur LP Pejë- Zahaqi/2.

Me ndërtimin e këtij largpërçuesi janë krijuar 5 dalje, nga ku përfitojnë mbi dhjetë fshatra të kësaj ane dhe gjithashtu janë krijuar linja të veçanta edhe për bizneset. 
Këto linja të reja kanë përmirësuar shumë rrjetin energjetik dhe kapacitetin bartës dhe gjithashtu ua kanë lehtësuar shumë punën bizneseve që operojnë në këto anë.

Implementimi i këtij projekti ka bërë që 1500 familje të kësaj zone të kenë energji elektrike shumë më të mirë.    

Jeton Bytyqi, pronar i një dyqani të vogël nga fshati Poçestë, thotë se investimi i KEDS-it është për të mirën e të gjithëve.

"Ska të paguar kjo punë që ka bërë KEDS-i për ne. Mua personalisht më është hequr rreziku nga tensioni i lartë që më kalonte mbi kulm. Kur fryente era u kapshin telat e qitnin flakë. Ka qenë rrezik me ndejtë afër shtëpisë. Tash ndjehem 100 për qind i sigurt nga ky rrezik", ka thënë Bytyqi.     

Në këtë investim me rrjet krejtësisht të ri, është rritur siguria dhe kualiteti i shërbimeve. Aty janë vendosur edhe dy stabilemente shpërndarëse 10 kV, e kjo do të thotë se 26 km rrjet i tensionit të mesëm është bërë i ri. Ky investim ka bërë që të ulen edhe humbjet.

Edhe Korab Nimoni, pronar i restorantit "Vranina", banor i kësaj ane, beson në një të ardhme më të mirë për krejt zonën.

"Jemi gëzuar shumë për këtë investim. E kemi pasur tensionin të ulët, na ka ndodhur nga 5-6 orë mos të kemi rrymë. Tash jemi të kënaqur me këto ndryshime", ka thënë Nimoni.

KEDS po vazhdon të investojë sipas Planit të Paraparë Zhvillimor në rrjetin distrubitiv elektrik në vend dhe ka synim rrjeten e kualitetit të shërbimeve dhe sigurisë së furnizimit për të gjithë konsumatorët. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat