Të formohet sa më parë komuna në trevën e Rugovës..! - Bota Sot
Të formohet sa më parë komuna në trevën e Rugovës..!

Peja

Të formohet sa më parë komuna në trevën e Rugovës..!

Nga: Rexhep Elezaj Më: 12 prill 2019 Në ora: 22:59
Pamje nga takimi

Sot në Pejë, Grupi iniciues për ri-fillimin e procesit për formimin e komunës në trevën e Rugovës, në përbërje; Prof. Isa Nikçi, Arianit Demaj, Veton Mujaj, Rrustem Selimaj, Ramë Muja, Sefer Lajçi, Sherif Kurtaj, Zijadin Kastrati dhe Albert Muriqi, mbajti takimin e radhës lidhur me (mos)realizimin e vullnetit të mbi 10 mijë banorëve të trevës së Rugovës, që vetë të qeverisin me vetveten në mënyrë demokratike dhe ligjore me pushtetin dhe administrimin lokal ku jetojnë dhe punojnë.    

Siç dihet, me 23. 05. 2014, ish kryeministri, z. Hashim Thaçi, “mbështetur në aktet kushtetuese, ligjet dhe Rregulloret e punës së qeverisë për formimin e komunave të reja në Kosovë, kishte nxjerr Vendimin për inicimin dhe zhvillimin e procedurave ligjore për themelimin e komunave të reja në Kijevë, Komoran, Rugovë të Pejës si dhe Hogosht të Kamenicës, bazuar në Kreun -II- të Ligjit për kufijtë Administrativ të Komunave”.

Por, mjerisht Vendimi i qeverisë së atëhershme komunitetit rugovas nuk i është shpjeguar deri më sot, se pse ai u stopua dhe nuk u realizua, gjë që me të drejt ka shtruar dilema të shumta, se për çfarë shkaqesh nuk u formua komuna jonë, kur dihet mirëfilli se në vitin 2014 veç kishin filluar procedurat ligjore dhe administrative pranë ministrive përkatëse për formimin e saj në Rugovë..!?

Image

Në këtë takim njëzëri u vendos që qeverisë tonë t’i dërgohet kërkesa zyrtare e nënshkruar nga banorët e Rugovës për rifillimin e procedurave ligjore për formimin, sa më para të komunës në trevën e Rugovës, sepse mos formimi i saj i deritanishëm i ka shkaktuar dëme tepër të mëdha zhvillimit të ekonomisë, turizmit, blegtorisë, kulturës, sportit si dhe infrastrukturës rrugore në këtë trevë etj. !?

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...