Polici që tentoi të vetëvritej në Pejë është në gjendje të rëndë shëndetësore

Peja

Polici që tentoi të vetëvritej në Pejë është në gjendje të rëndë shëndetësore

Më: 22 prill 2019 Në ora: 15:23
Foto ilustrim

Esat Sejfiq, pjesëtar i Policisë së Kosovës dyshohet se ka tentuar t’i jap fund jetës së tij me armë zjarri.

Rasti ka ndodhur të dielën në orën 10:00 në Pejë.

Burimet e Indeksonline brenda policisë kanë treguar se polici e ka qëlluar veten dy herë me armë ndërsa gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Sipas burimeve, rasti i plagosjes ka ndodhur në lagjen Brestovik, afër shtëpisë së tij.

Për rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës ku sipas tyre, i plagosuri fillimisht ishte dërguar në spitalin rajonal në Pejë me dy plagë nga arma e zjarrit ndërsa prej aty është transferuar në QKUK ku po vazhdon ende trajtimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat