Deçan: Avokati Naser Husaj dënohet me një vit burgim - Bota Sot
Deçan: Avokati Naser Husaj dënohet me një vit burgim

Peja

Deçan: Avokati Naser Husaj dënohet me një vit burgim

Nga: Adem Lushaj Më: 3 maj 2019 Në ora: 18:30
Foto ilustrim

Avokati Naser Husaj, është dënuar me 1 (një) vit burgim nga Gjykata Themelore në Pejë, dega në Deçan, për veprën penale lajmërim i rrejshëm, sikurse që i është shqiptuar edhe dënimi plotësues, "ndalim i ushtrimit të profesionit të avokatisë në kohëzgjatje prej 3 (tri)  viteve.

Kundër këtij vendim të marr nga gjyqëtari Sulltan Dobraj, secila nga pala e pakënaqur, kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Sipas aktakuzës të ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë, me 21 mars 2017, Naser Husaj akuzohet se, më 1 gusht të vitit 2016, në Prokurorinë Themelore në Pejë, me dashje ka bërë lajmërim të rremë të personit zyrtar i ngarkuar me detyrën për të hetuar apo ndjekur. Sipas aktakuzës së Prokurorisë së shtetit, që e përfaqësonte prokurori Ersan Çavolli, i akuzuari Husaj ka paraqitur si kryes të veprës penale nga neni 432 (nxjerrja e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore), gjyqtarin e Gjykatës Themelore në Pejë, Rrustem Thaqi, edhe pse e ka ditur se i njëjti nuk është kryes i kësaj vepre penale, për të cilën e ka paraqitur.

Gjyqtari Dobraj, pasi kishte bërë administrimin e provave të prezantuara nga Prokuroja e shtetit dhe deklaratave të pandehurit, e ka dënuar avokatin Husaj me 1 (një) vit burgim, si dhe ndalimin e ushtrimit të profesionit si avokat, për 3 (tri) vite. 

Shpallja e këtij Aktgjykimi ishte bërë pa prezencën e të pandehurit Naser Husaj, ndërsa prokurori Çavolli është deklaruar se do analizon gjitha rrethanat fajësuese dhe lehtësuese, pastaj do vendos nëse do ushtron ankesë kundër vendimit të marr nga gjyqëtari i rastit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...