Prokuroria e Pejës jep detaje për personin e arrestuar që para 30 vitesh kreu një vrasje

Peja

Prokuroria e Pejës jep detaje për personin e arrestuar që para 30 vitesh kreu një vrasje

Më: 10 maj 2019 Në ora: 12:58
Konferenca per media

(E plotësuar) - Prokuroria Themelore e Pejës më 8 maj ka ekstraduar nga Zvicra për në Kosovë të pandehurit Besim Zenelaj ndaj të cilit tani është vendosur masa e paraburgimit nën dyshimin se në vitin 1989 së bashku me vëllain e tij Selim Zenelaj kanë therur 16 herë me thikë 25 vjeçarin, Zemë Ukaj, i cili nuk iu kishte shpëtuar plagëve të marra.

Vrasja kishte ndodhur 30 vite më parë, saktësisht më 20 tetor në vitin 1989 në Deçan, me motive të hakmarrjes.

 Dënimin për vrasjen e kishte vuajtur Selim Zenelaj i cili atë kohë me një vendim të prerë ishte dënuar, kurse vëllai i tij Besimi deri tani iu kishte ikur organeve të drejtësisë.

 Këtë e ka bërë të ditur në një konferencë për media, prokurorja e rastit, Sahide Gashi, e cila tha se kjo ngjarje në atë kohë kishte ngjallur jehonë të madhe tek të gjithë.

Gashi bëri të ditur se ndaj të pandehurit Besim Zenelaj, i cili në ndërkohë kishte ndërruar edhe emrin në Hasan Zenelaj janë rihapur hetimet në vitin 2015 pasi që është vërejtur se ai ndodhej në Deçan.

Zenelaj kishte arritur prapë të arratisej dhe pas hetimeve Prokuroria e Pejës kishte informacione që ai ndodhej në Zvicër, prej ku në janar të këtij viti ku edhe u arrestua.

  “Për të pandehurin Besim Zenelaj cilin në ndërkohë ka ndryshuar emrin në Hasan Zenelaj meqenëse ai është arratisur menjëherë pas kryerjes së veprës meqenëse nuk ka qenë i arritshëm Gjykata e Qarkut e atëhershme ka lëshuar një letër rreshtim dhe i njëjti diku në vitin 2015 është vërejtur në Deçan, menjëherë pas këtyre informatave Prokuroria ka rihapur hetimet zyrtare tani kundër këtij të pandehuri i cili megjithatë prapë ka arritur që të tu shmanget organeve dhe gjatë hetimeve që kemi bë kemi marr prapë dëshmi nga dëshmitarë dhe kemi siguruar prova materiale kemi kuptuar se i njëjti diku gjendet i fshehur në shtetin e Zvicrës”, tha prokurorja Gashi.

Prokurorja e rastit tha se fal bashkëpunimit me organet e drejtësisë në shtetin zviceran kanë arritur ta kapin dhe ta ekstradojnë drejt Kosovës të pandehurin Besim Zenelaj ndaj të cilit është mbajtur një seancë dëgjimore dhe është caktuar masa e paraburgimit.

 “Kemi kërkuar arrestimin e tij dhe ekstradimin e cila na është përgjigjur pozitivisht dhe në janar të këtij viti ka arritur ta arrestoj të njëjtin i cili më 8 maj të këtij viti është ekstraduar në Kosovë. Ne menjëherë kemi kërkuar masën e paraburgimit dhe seanca dëgjimore është mbajtur po atë ditë në Gjykatën Themelore dhe ne jemi në pritje të vendit për caktim të masës”, u shpreh Gashi.

Prokurorja e Departamentit të Krimeve të Rënda në Pejë, Sahide Gashi tha se arrestimi i Besim Zenelaj tregon se ata që kryejnë vepra penale nuk mund t’i ikin drejtësisë.

Drejtpërdrejt nga konferenca e Prokurorisë së Pejës

Prokuroria Themelore e Pejës po mban konferencë për media për arrestimin dhe paraburgimin e një personi të dyshuar për një vrasje të ndodhur në vitin 1989 në komunën e Deçanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat