Një muaj paraburgim për pejanin që merrej me shitblerje droge - Bota Sot
Një muaj paraburgim për pejanin që merrej me shitblerje droge

Peja

Një muaj paraburgim për pejanin që merrej me shitblerje droge

Më: 14 maj 2019 Në ora: 16:41
Ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim për SH.K për të cilin dyshohet se ka shitur drogë.

I pandehuri SH.K më 12 maj  rreth orës 20:00  në Pejë, në një lokal, pa autorizim posedon me qëllim të shitjes substanca të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, në atë mënyrë që pas marrjes së informatave nga ana e policisë, me rastin e kontrollit të pandehurit janë gjetur gjashtë  qese plastmasi me substanca të dyshuara narkotike të llojit heroin si dhe me rastin e bastisjes së shtëpisë së të pandehurit gjithashtu, janë gjetur dhe sekuestruar 64 paketime në qese plastmasi me substanca narkotike të llojit heroin të gatshme për shitje të paketuara në dy pako të mëdha të cigareve me mbishkrim “OSCAR”.

 Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...