Minstri Lekaj mat cilësinë e rrugëve

Peja

Minstri Lekaj mat cilësinë e rrugëve

Më: 24 maj 2019 Në ora: 21:33
Ministri Pal Lekaj

Ministri Pal Lekaj gjatë ditës së sotme ka inspektuar cilësinë e asfaltit në Pejë.

Përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se gjithçka po shkon sipas planit dinamik në ndërtimin e Bulevardit të Gjelbërt” në hyrje të Pejës.

”Gjithçka po shkon sipas planit dinamik në ndërtimin e “Bulevardit të Gjelbërt” në hyrje të Pejës. Këtë të premte filloi edhe asfaltimi në këtë rrethrrotullim, pjesë e rrugës nacionale N9”, ka thënë Lekaj.

Image

Tutje Pal Lekaj ka thënë që në Kosovë po realizohen projekte të domosdoshme për vendin, të standardit të lartë.

”Projekte të domosdoshme, të realizuara me standardet më të larta, po zënë vend në mbarë Kosovën!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat