Gjendet i vdekur 47 vjeçari i zhdukur nga Peja

Peja

Gjendet i vdekur 47 vjeçari i zhdukur nga Peja

Më: 26 maj 2019 Në ora: 16:37
Rrustë Rexhepaj

Rrustë Rexhepaj, 47 vjeç, nga fshati Loxhë i Pejës, pas 10 ditëve i zhdukur, është gjetur sot i vdekur. Këtë informacion e ka konfirmuar vëllai i tij, Besimi.

Rrustë Rexhepaj së fundmi kishte lënë punën për shkak se nuk ndihej mirë me shëndet. Ai më 16 maj kishte dalë nga banesa pa treguar se ku po niset. Aty e ka lënë letërnjoftimin dhe telefonin. Që nga ajo ditë familja nuk ka pasur informacion për vendndodhjen e tij.

Besimi, vëllai i Rrustës tha se vëllain e kanë gjetur sot të vdekur në parkun e Pejës.

Edhe policia është marrë me zhdukjen e 47 vjeçarit, ata thanë se një person është gjetur sot i vdekur në Pejë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat