Aktakuzë për të dyshuarit që falsifikuan 40 mijë euro

Peja

Aktakuzë për të dyshuarit që falsifikuan 40 mijë euro

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 12:12
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore e Pejës, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve, I.S. dhe F.B., për veprën penale “Falsifikimi i parasë”.

Sipas Prokurorisë të pandehurit, I.S. dhe F.B., nga data 8 shkurt  gjer me datë 14 shkurt  merren vesh për vënien në qarkullim paratë e falsifikuara, duke qenë në dijeni për cilësinë e tyre, i vënë në qarkullim si të vërteta, në atë mënyrë, pasi që i pandehuri F.B., gjatë asaj periudhe përmes telefonit kontakton dhe takohet me zyrtarët policor, të cilët zbatonin urdhrin për “blerje të stimuluar”, me ç’rast merren vesh për blerjen e 40 mijë eurove, në kundërvlerë të parave origjinale prej 25 përqind  ku si përfundim lënë takim në një lokal në komunë të Klinës.

Për këmbimin e të cilave ditën kritike, i pandehuri I.S., me datë 14 shkurt  rreth orës 18:00, të njëjtit 300 metra para se të arrij në vendin e takimit i hedh nga vetura paratë e falsifikuara në vlerë prej 39 mijë e 300 euro ku pasi arrin tek zyrtarët policor- stimuluesit, menjëherë arrestohet dhe i konfiskohen paratë e falsifikuara. Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprës  penale të përshkruar si më lart. 

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit t’i shpall fajtorë  dhe të dënohen  sipas ligjit për veprën penale e cila iu vihet në barrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat