Serbit nga Peja i ngritet aktakuzë për krime lufte

Peja

Serbit nga Peja i ngritet aktakuzë për krime lufte

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 12:53
Foto ilustrim

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për krime lufte kundër të pandehurit Z.Dj., nga Peja, me vendbanim aktual në Beograd.

Sipas Prokurorisë i pandehuri Z.Dj., gjatë muajit  mars – prill  të vitit 1999, në  lagjen Kristal  të Pejës, duke  bashkëvepruar me një grup të organizuar kriminal, të nacionalitetit serbë, të veshur  me uniforma  policore, paramilitare, ushtarake, ka shkaktuar vuajtje të mëdha apo cenim të integritetit trupor/shëndetit, aplikim i masave të frikësimit ndaj popullatës së pambrojtur civile, vrasje, plaçkitje e një qyteti ose e një vendi, urdhërimi për zhvendosjen e popullatës civile ose ndaj individëve të veçantë civilë që nuk marrin pjesë drejtpërdrejtë në konflikt, në atë mënyrë që duke bashkëvepruar me personat, deri më tani të paidentifikuar, ka shkuar në lagjen “Kristal”  të Pejës, kanë hyrë dhunshëm nëpër shtëpitë e qytetarëve shqiptarë, i kanë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, i kanë maltretuar fizikisht dhe psiqikis ht si dhe i kanë vrarë.

Me ketë i pandehuri Z.Dj., ka kryer veprat penale “Krimet e luftës në shkelje të rëndë” të nenit 3 të përbashkët të konventave të Gjenevës,  që ndiqet sipas nenit 152 paragrafi 1  të Kodit Penal të Kosovës, dhe nenit  142 të Kodit Penal të RSFJ-së, “Krimet e Luftës në shkelje të rëndë të ligjeve dhe zakoneve që zbatohen në konfliktet e armatosura që nuk janë të karakterit ndërkombëtar” që ndiqen sipas nenit 153 paragrafi 1 nënparagrafi  2.1, 2.2, 2.5, 2.8, 2.13, dhe  2.15, dhe nenit 3 të KPK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat