Kryetari milioner, kaq pasuri të paluajtshme ka Muhaxheri i Pejës

Peja

Kryetari milioner, kaq pasuri të paluajtshme ka Muhaxheri i Pejës

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 21:37
Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka 2.4 milionë euro pasuri të paluajtshme, sipas të dhënave të Agjencisë Kundër Korrupsion.

Pronësi e tij sipas këtyre të dhënave janë një tokë prej 10000 metra katrorë të cilën e ka blerë më 2012 dhe e ka vlerën 25000 euro , shtëpi dhe tokë të cilat i ka blerë më 2014 me vlerë 40000 euro dhe një tokë tjetër po ashtu e blerë për 25000 euro. Pjesën tjetër të pronës e ka konsideruar të përbashkët ose në emër të prindit.

Poashtu ai i ka deklaruar edhe dy vetura në vlerë prej 26000 euro.

Ai ka detyrime financiare ndaj bankave ‘TEB’ dhe ‘NLB’ në vlerë prej 99000 euro.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat