PSD vazhdon zgjerimin e saj, rifunksionalizon degën në Pejë - Bota Sot
PSD vazhdon zgjerimin e saj, rifunksionalizon degën në Pejë

Peja

PSD vazhdon zgjerimin e saj, rifunksionalizon degën në Pejë

Nga: A.SH Më: 15 qershor 2019 Në ora: 16:26
Visar Imeri

Partia Socialdemokrate, po vazhdon zgjerimin e saj, duke hapur degë të ndryshme, nëpër qytete të Kosovës. Kësaj radhe ka rifunksionalizua degën në Pejë.

Me këtë rast u prezantua edhe platforma socialdemokrate dhe u diskutua rreth angazhimit të PSD-së në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Postimi në Facebook:

VAZHDON SHTRIRJA E ZGJERIMI, PSD RIFUNKSIONALIZON DEGËN NË PEJË

Zyrat e Partisë Socialdemokrate sot janë hapur në qytetin e Pejës, duke vazhduar me zgjerimin dhe fuqizimin e mëtutjeshëm. Në mesin e mbështetësve, shtritjen e PSD-së në këtë komunë e përshendeten nënkryetari dhe deputeti i PSD-së, Visar Ymeri; deputeti dhe i besuari i partisë për degën e Pejës, z. Dukagjin Gorani; si dhe koordinatorja e degës znj. Afrora Bërdynaj-Mazreku. I pranishëm ishte edhe ish-deputeti Florin Krasniqi. Me këtë rast u prezantua edhe platforma socialdemokrate dhe u diskutua rreth angazhimit të PSD-së në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Peja ndër vite liston probleme të shumta, zgjidhjen e të cilave nuk e kanë pasur prioritet pushtetet e deritanishme. Në këtë qytet ku do të duhej të shfrytëzohej potenciali turistik, pejanët vazhdojnë ta kenë hall trajtimin jo të duhur të mbeturinave, prerjen e vazhdueshme të pyjeve, ndërtimet pa leje dhe eksploatimin ilegal të zhavorrit.

Pakënaqësia qytetare për problemet në rritje të tyre për shkak të qeverisjeve të papërgjegjshme, është thirrja urgjente për politika transformuese për këtë komunë. Alternativa ndaj kësaj gjendje kaotike është një mendësi e re qeverisëse e përgjegjshme, që instalon politika barazitare e të mirëqenies dhe vendos rregull në qeverisje. PSD është hapësira ku bëhen bashkë përgjegjësia e lartë, vullneti i fortë dhe plani konkret për ndryshime shoqërore në gjithë vendin. Angazhimi ynë i përbashkët është çelësi i shtegdaljes nga gjendja aktuale dhe rruga drejt ndryshimit që sjellë zhvillim e mirëqenie.

Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...