Për dy ditë 16 foshnje u lindën në Spitalin e Pejës - Bota Sot
Për dy ditë 16 foshnje u lindën në Spitalin e Pejës

Peja

Për dy ditë 16 foshnje u lindën në Spitalin e Pejës

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 13:36
Foto ilustrim

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës gjatë ditëve të vikendit kanë ardhur në jetë 16 bebe.

Spitali ka njoftuar se kanë qenë 16 Lindje, 10 normale dhe 6 me prerje cezariane. Kanë lindur 16 foshnje dhe sa i përket gjinisë 7 foshnje ishin të gjinisë femërore dhe 9 të gjinisë mashkullore.

Ndërkaq në këtë spital janë trajtuar 780 pacientë si raste emergjente ndërsa 63 nga këta janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm. Analiza kanë kryer 405 pacientë që në total kanë bërë 4,982 analiza. Mjekët kanë kryer 13 operacione gjatë këtij vikendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...