748 raste emergjente gjatë vikendit në Spitalin e Pejës - Bota Sot
748 raste emergjente gjatë vikendit në Spitalin e Pejës

Peja

748 raste emergjente gjatë vikendit në Spitalin e Pejës

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 10:18
Ilustrim

Gjatë vikendit që lamë pas 748 pacientë janë trajtuar si raste emergjente në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, ndërsa 38 nga këta janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm.

Sipas njoftimit të këtij institucioni kanë qenë 8 Lindje, 7 normale dhe 1 me prerje cezariane.

“Kanë lindur 8 foshnje dhe sa i përket gjinisë 3 foshnje ishin të gjinisë femërore dhe 5 të gjinisë mashkullore”, thuhet në rapor.

Ndryshe analiza kanë kryer 384 pacientë që në total kanë bërë 4,342 analiza.

Ndërsa 15 operacione janë kryer gjatë këtij vikendi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...