Rreth 19 mijë vizita gjatë korrikut në Spitalin e Pejës

Peja

Rreth 19 mijë vizita gjatë korrikut në Spitalin e Pejës

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 13:23
Ilustrim

Gjatë muajit korrik 2019 kërkesat për shërbime mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë kanë qenë të shumta dhe kjo dëshmohet me të dhënat e shërbimeve të kryera gjatë këtij muaji.

Gjatë muajit korrik janë kryer 18,834 vizita dhe nga këta 13,197 pacientë ishin nga Komuna e Pejës ndërsa që 5,637 nga komunat e tjera.

33,848 shërbime të Infermierisë si dhënia e Injeksioneve, lidhje të plagëve, etj., janë kryer gjatë muajit korrik në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Analiza kanë kryer 6,372 pacientë kanë bërë në total 85,908 analiza apo mesatarisht nga 205 pacientë në ditë.

Po ashtu gjatë korrikut janë bërë 2,015 rëntgena, 1232 hemodializa, 1,875 shërbime janë kryer në Kabinetin e EHO-së.

Numri i CT-ja të kryera gjatë muajit korrik ka qenë 338 që mesatarisht i bije që janë kryer  nga 12.5 CT-ja në ditë.

“Stafi i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë rikonfirmon gatishmërinë për t’i shërbyer të gjithë qytetarëve që kanë nevojë për shërbime shëndetësore të nivelit sekondar, me tërë kapacitetet që disponojmë”, thuhet në njoftimin e këtij institucioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat