Merret vendimi ndaj ish-ministrit që dyshohej për ngacmim seksual - Bota Sot
Merret vendimi ndaj ish-ministrit që dyshohej për ngacmim seksual

Peja

Merret vendimi ndaj ish-ministrit që dyshohej për ngacmim seksual

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 14:10
Numan Baliq

Është liruar nga akuzat për ngacmim seksual, ish-ministri i Shëndetësisë, Numan Baliq.

Lajmin për këtë e ka bërë me dije vet kirurgu, i cili një pjesë të aktvendimit e ka postuar në profilin e tij në Facebook. E aty thuhet se Gjykata Themelore në Pejë, saktësisht gjyqtari Sejdi Blakaj ka nxjerr aktgjykim që e lë në liri.

“Konform nenit 364 par 1 pika 1.3 të KPPK-së lirohet nga akuza”, ka thënë ai.

Numan Baliq, akuzohej për ngacmim seksual ndaj një punonjëse në Spitalin ku punon.

Prokuroria Themelore e Pejës kishte ngritur aktakuzë për këtë vepër ndaj Baliqit, me çka dyshohej se nga muaji gusht i vitit 2018 në vazhdimësi e ka ngacmuar praktikanten e Spitalit Rajonal të Pejës duke i shkruar mesazhe me përmbajtje ngacmimi në telefon dhe duke i dërguar edhe letra. Sipas aktakuzës, Baliq i kishte dhënë letra me përmbajtje ngacmimi dëshmitares A.K., për t’ia dërguar praktikantes, letra të cilat më pas i kishte lexuar dhe i kishte grisur viktima.

Rasti ishte paraqitur në Polici në shtator të vitit të kaluar.

Pas aktakuzës ai ishte suspenduar nga puna, si kirurg në Spitalin Rajonal të Pejës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...