Për një ditë, 320 pacientë kërkojnë ndihmë në spitalin e Pejës - Bota Sot
Për një ditë, 320 pacientë kërkojnë ndihmë në spitalin e Pejës

Peja

Për një ditë, 320 pacientë kërkojnë ndihmë në spitalin e Pejës

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

320 pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm të në Pejë dje.

“320 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dje më 26 gusht 2019, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Nga këta 21 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Ndërsa, po ashtu gjatë ditës së djeshme në këtë spital janë kryer tre operacione.

“Analiza kanë kryer 330 pacientë që në total kanë kryer 3,851 analiza. 3 operacione janë kryer gjatë ditës së djeshme. Kanë qenë 3 lindje, 2 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 3 foshnje, ndërsa sa i përket gjinisë 2 foshnje janë të gjinisë femërore dhe 1 i gjinisë mashkullore”, ka njoftuar Spitali i Pejës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...