Me ardhjen në qeverisje të LVV-je, dhe Albin Kurtit kryeministër, do të ndërpritet ikja e rinisë sonë nga kosova..!

Peja

Me ardhjen në qeverisje të LVV-je, dhe Albin Kurtit kryeministër, do të ndërpritet ikja e rinisë sonë nga kosova..!

Nga: R. Elezaj Më: 15 shtator 2019 Në ora: 11:24
Pamje nga tubimi

Kështu u tha në dy tubimet e mbrëmshme të mbajtura në fshatin Zahaq dhe Pejë, organizuar nga Qendra e LVV-je këtu, ku në praninë e shumë qytetarëve dhe nën sloganin “Erdhi Dita”, pas intonimit të himnit kombëtar, kandidatët për deputet në Kuvendin e ardhshëm të Republikës së Kosovës nga kjo komunë, znj. Hidajete Nikçi, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, Ali Lajçi, Reshat dhe Bashkim Nurboja, shpalosën idetë dhe platformën e tyre rreth programit dhe detyrave që do t’i implementojnë në fushat zhvillimore, sidomos në arsim, shëndetësi si dhe angazhime tjera për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Emërues i përbashkët i këtyre prezantimeve dhe premtimeve nga këta pesë kandidatët ishte, se ka “Ardhur Dita” që LVV-je në krye me Albin Kurtin kryeministër, njëherë e mirë të ndalët e keqja, krimi i organizuar, korrupsioni, nepotizmi si dhe ç’kapja e shtetit nga klanet, oligarkët dhe grupet mafioze, sepse vetëm së bashku me qytetarët tanë atdhetarë dhe vigjilent, të cilët votën e tyre me 6 tetor 2019 do t’ia besojnë LVV-je, do ta rikthejmë shpresën, sigurinë, demokracinë, zhvillimin si dhe do bëjmë reforma rrënjësore në arsim, ekonomi, në drejtësi, për ta bërë shtetin e Kosovës vend të zhvilluar dhe të sigurt. Vend dhe atdhe i cili nuk do zbrazet më nga të rinjtë tanë, të cilët në mungesë të vendeve të punës dhe pa perspektivës për një jetë normale çdo ditë po e braktisin Kosovën!

Ndërsa, nënkryetari i LVV-je, Glauk Konjufca, i cili nga Prishtina kishte ardhur bashkë me disa bashkëpunëtorë, M. Bajçinovci, T. Kryeziu, për t’iu folur qytetarëve, ai ndër të tjera theksoi domosdonë e fitores së LVV-je në zgjedhjet e 6 tetorit që po afrohen, e që janë shansi historik për popullin dhe shtetin e Kosovës, që ta ndalojmë degradimin e më tejmë të shtet ndërtimit të vendit tonë, i cili, mjerisht, ka arritur në shkallën e rrezikshmërisë së të qenit shtet funksional ku sundon ligji, barazia, drejtësia si dhe fjala e lirë e qytetarit. Sepse klanet e inkriminuara në plaçkitje të shtetit, hajni dhe pasurim të paligjshëm, pastaj idetë antikombëtare për ndryshim të kufijve dhe ndërrim territoresh me Serbinë, na kanë sjellë para një situate të rënd, që vetëm me votën e qytetarëve tanë dhënë LVV-je, do ia dalim që ta mundim këtë rrezik dhe kancer, i cili po i kanoset qe disa vite shtetit dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës, tha G. Konjufca!

Image
Image
Image

Në dy tubimet nga qytetarët u shtruan një mori pyetjesh mjaft domethënëse, ndërsa gjatë tubimit pati duartrokitje të furishme të përcjella me brohoritjet “Vetëvendosje, Vetëvendosje”, që me emocione të ngritura vërtetë na jepnin shpresë, se fitorja e LVV-je është shumë afër..!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat