Vetëm gjatë vikendit, 788 pacientë u trajtuan në Spitalin e Pejës - Bota Sot
Vetëm gjatë vikendit, 788 pacientë u trajtuan në Spitalin e Pejës

Peja

Vetëm gjatë vikendit, 788 pacientë u trajtuan në Spitalin e Pejës

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 09:21
Foto ilustrim

Gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës kanë kërkuar ndihmë mjekësore 788 pacientë.

66 nga këta pacientë janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm.

ashtu gjatë vikendit në këtë spital kanë qenë 15 lindje, 8 normale dhe 7 me prerje cezariane. Në jetë kanë ardhur 15 foshnje ku prej tyre 11 kanë qenë të gjinisë mashkullore dhe 4 të gjinisë femërore.

Analiza kanë kryer 439 pacientë që në total kanë bërë 4,964 analiza. Po ashtu 17 operacione janë kryer gjatë këtij vikendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...