Kështu tha në takimin me qytetarët e fshatit Treboviç, komuna e Pejës, Rexhep Selimi, nënkryetar dhe kandidatë për deputet, i cili në fjalën e tij hyrëse numëroi prioritet kryesore të qeverisë së ardhshme të cilën do ta udhëheq lideri i VV-jes, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Ndër prioritetet e para, do jetë lufta e pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, pastaj ngritja e nivelit dhe cilësisë në arsim, përmirësimi i kushteve në shëndetësi, përgatitja e platformës gjithëpërfshirëse për bisedimet me Serbinë, ulja e papunësisë, sidomos në sektorin privat, si dhe ndalja e ikjes së rinisë sonë në vendet perëndimore.
Ndërsa kandidatët për deputet nga LVV-je në Pejë, znj. Hidajete Nikçi, Bashkim Nurboja dhe Ali Lajqi, në pika të shkurta shpalosën idetë si dhe planin e punës së tyre, secili në fushat përkatëse, të cilët u zotuan se do bëjnë çmos për ta ndryshuar gjendjen e vështirë ekonomike, sociale dhe në arsim në të cilën e kanë katandisur qeveritë e deritanishme, sepse kështu nuk mund të ecim përpara me gjitha këto keqpërdorime, vjedhje si dhe ngecje zhvillimore në të gjitha fushat e jetës!
Ndërsa në pyetjen rreth spekulimeve në opinionin kosovarë dhe në disa qarqe ndërkombëtare, se aleatët tanë perëndimorë, gjoja nuk do ta lejojnë ardhjen në pushtet të LVV-je dhe Albin Kurtit, edhe nëse ajo del e fituese në zgjedhje, me pretekstin se dialogun me Serbinë duan ta përmbyllin me akterët e deritanishëm, PDK-në, AAK-në e ndoshta edhe me LDK-në, dhe meqë LVV-je ka treguar qëndrime të ashpra karshi Serbisë dhe dialogut me të, Rexhep Selimi, tha se kjo është një propagandë kundër VV-jes e atyre të cilët tanimë e kanë ndjerë se me 6 tetor do t’i humbin zgjedhjet, por ne nuk frikësohemi nga paragjykime të tilla, sepse ne e kemi të gatshëm programin qeveritar, duke përfshirë edhe platformën për bisedime me Serbinë, tha ai.