Haradinaj: Pa ra dakord Peja, nuk dorëzohet Kosova

Peja

Haradinaj: Pa ra dakord Peja, nuk dorëzohet Kosova

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 18:55
Ramush Haradinaj

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, gjatë një tubimi me qytetarë në Pejë, ka hedhur poshtë mundësinë e shkëmbimit të territoreve me Serbinë.

Ai ka thënë se Peja është fuqi vendimmarrëse në nivel vendi dhe se Kosovën nuk mund ta dorëzojë askush, pa e dorëzuar Pejën, duke iu referuar projektit për shkëmbim territoresh.

“S’ka mund kush pa e dorëzuar Kosovën, pa e dorëzuar Pejën. E Pejën s’ka mund kush ta dorëzojë”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se për 20 vjet është punuar për ta lodhur Kosovën dhe pastaj për ta ndarë.

“20 vjet pas lirisë, kanë punuar për ta lodhur Kosovën, për ta copëtuar dhe për ta ndarë. Shkuam ne që jem këtu, i morëm detyrat dhe i kthyem prapa këto plane”, ka theksuar ai para qytetarëve pejanë.

Haradinaj ka shprehur bindjen sa pa u dakorduar Peja, nuk dorëzohet Kosova.

“Nuk mund të ndodhë kjo, se s’ka ra Peja dakord. Pa ra dakord Peja nuk mund të dorëzohet Kosova”, ka theksuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat