Incidentet që ndodhën sot në rajonin e Pejës - Bota Sot
Incidentet që ndodhën sot në rajonin e Pejës

Peja

Incidentet që ndodhën sot në rajonin e Pejës

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 17:22
Foto ilustrim

Sot në Kosovë janë duke u mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Deri më tani mbi gjysmë milioni votues e kanë kryer obligimin qytetar duke votuar. Përgjatë ditës së sotme ka pasur edhe parregullsi nëpër qytete të ndryshme të Kosovës.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka treguar se cilat ishin disa nga rastet të cilat kanë ndodhur sot në rajonin e Pejës.

“Në rajonin e Pejës janë caktuar 15 prokurorë të cilët kanë përcjellur mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Kanë ndodhur disa raste, fillimisht në orët e hershme të mëngjesit një komisioner e ka fotografuar votën dhe e ka plasuar në rrjete sociale, ai është shoqëruar në polici. “Në shkollën “8 Marsi” një qytetar ka fotografuar votën, i njëjti është shoqëruar në polici. Në Klinë një komisioner dhe një votues janë arrestuar, janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Në përgjithësi ka qenë situatë e qetë”, ka thënë Nikçi për T7.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...