Këta janë kandidatët më të votuar të LDK-së në Pejë

Peja

Këta janë kandidatët më të votuar të LDK-së në Pejë

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 19:38
LDK

Në listën e votave të LDK’së në Pejë, që e ka siguruar media del se kandidatja e LDK’së për kryeministre Vjosa Osmani ka marrë 12.671 vota, e menjëherë pas saj më së shumti vota ka marrë Kujtim Shala.

Nga 14180 vota sa ka marrë LDK’ja si subjekt politik në Pejë, Vjosa Osmani i ka marrë 12.671 sosh.

Anëtari i kryesisë së LDK’së që kishte numrin dy në listë, Kujtim Shala, në qytetin e tij i ka siguruar 7537 vota.

Kandidati për deputet, Shkumbin Gashi është i treti me më së shumti vota në Pejë, duke marrë 3948 sosh.

Kandidatja Suzama Muriqi është gruaja më e votuar në Pejë pas kandidates për kryeministre, duke marrë 2679 vota.

Frashër Demaj ka marrë 2513 vota. Ndërkaq dy kandidatë të tjerë që kanë marrë vota më shumë se të tjerët janë Brahim Selimaj me 2880 vota dhe Faik Zekaj me 2668 vota.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat