Gjendet një mjet shpërthyes në Pejë, policia bllokon rrugën

Peja

Gjendet një mjet shpërthyes në Pejë, policia bllokon rrugën

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 21:35
Foto ilustrim

Një mjet shpërthyes është gjetur në rrugën “Jeton Dedushaj” në algjen Kristal në Pejë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ka bllokuar rrugën dhe tani po pret të vijë njësia për deminim.

Lajmin për  Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 18:10 policia ka pranuar informatën se në rrugën “Jeton Dedushaj” në Pejë, gjendet një mjet shpërthyes, policia ka marrë masat adekuate për sigurimin dhe bllokimin e një pjese të rrugës. Është bllokuar një pjesë e rrugës, dhe jemi duke pritur njësinë për deminim”

Nuk ka informacione të tjera lidhur me rastin në këtë kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat