Policia e Kosovës kërkon ndihmë për arrestimin e Tim Kajtazit

Peja

Policia e Kosovës kërkon ndihmë për arrestimin e Tim Kajtazit

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 15:04
Tim Kajtazi

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, po kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen dhe arrestimin  e Tim Kajtazit, i cili dyshohet se i ka kryer disa vepra penale. Policia e ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për publikimin e fotos të personit të dyshyar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.

Tim Kajtazi dyshohet se ka kryer  veprën penale lëndim i lehtë trupor, posedim i narkotikëve  dhe substancave psikotrope ose analoge, dhunë në familje si dhe shmangie nga pagest e trafiave të detyrueshme doganore.

I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore Pejë-dega në Istog.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për

vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat