Vazhdon rehabilitimi i rezervuarit të vjetër të ujit në Pejë

Peja

Vazhdon rehabilitimi i rezervuarit të vjetër të ujit në Pejë

Më: 24 tetor 2019 Në ora: 11:12
Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’, në Pejë ka njoftuar se punimet në rehabilitimin e rezervuarit të vjetër të ujit, prej nga furnizohet një pjesë e konsiderueshme e qytetit të Pejës me ujë të pijshëm, po vazhdojnë me intensitet të shtuar.

Sipas njoftimit, projekti në fjalë pritet të përfundojë në dinamikë më të shpejtë se siç është planifikuar.

“Është ky, një investim vetanak i kushtueshëm i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit 'Hidrodrini' në Pejë i cili do të ndikojë drejtpërdrejt në furnizim me ujë cilësorë dhe sasi të nevojshme, veçanërisht për pjesën jug-perëndimore të qytetit që përfshinë një pjesë të gjërë të masivit nga 'Zatra'-t dhe disa fshatra përreth”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat