Vazhdojnë zjarret në Stankaj të Rugovës, tymi ndjehet edhe në Pejë - Bota Sot
Vazhdojnë zjarret në Stankaj të Rugovës, tymi ndjehet edhe në Pejë

Peja

Vazhdojnë zjarret në Stankaj të Rugovës, tymi ndjehet edhe në Pejë

Më: 26 tetor 2019 Në ora: 09:47
Stankaj të Rugovës

Nga mbrëmja e shkuar po vazhdojnë zjarret në fshatin Stankaj të Rugovës.

Sipas ekipeve të ‘RADIO 1’, nga vendi i ngjarjes, zjarret janë hapur në një masiv në mes të Stankajve dhe Bogës.

Brigada e Zjarrëfikësve ka intervenuar me shumë vështirësi deri rreth orës 01:00 pas mesnate por siç duket me pak sukses në shuarjen e zjarreve.

 Tymi, në shikim optik ka mbuluar edhe Grykën e Rugovës, ndërsa që nga mëngjesi aroma e tij ndjehet edhe në Pejë.

Brigada e Zjarrëfikësve po bëhet gati të niset tani me kapacitete të shtuara në përpjekje për të shuar zjarret.

 Nuk dihet ende shkaku i zjarrit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat