Apeli e lë në paraburgim gjyqtarin nga Peja që dyshohet se mori 6 mijë euro ryshfet - Bota Sot
Apeli e lë në paraburgim gjyqtarin nga Peja që dyshohet se mori 6 mijë euro ryshfet

Peja

Apeli e lë në paraburgim gjyqtarin nga Peja që dyshohet se mori 6 mijë euro ryshfet

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 16:25
S.B.

Departamenti Special i Gjykatës së  Apelit, e ka refuzuar, ankesën e avokatit mbrojtës, të pandehurit S.B,. kundërvazhdimit  të masës së paraburgimit prej dy muajsh.

Në këtë mënyrë, Apeli e ka lenë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 18.10.2019, sipas të cilit kjo masë do të zgjas deri më 19.12.2019. 

S.B. po dyshohet nga ana e prokurorisë se ka kryer veprat penale: “Shpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë nga neni 414 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve” nga neni 374par.1 i po këtij kodi.

Gjykata e Apelit gjeti se gjykata e shkallës se parë, drejtë ka vlerësuar se  meqenëse ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri i ka kryer veprat penale në fjalë, ka bazë ligjore për vazhdimin e paraburgimit konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, ngase ka arsye për të besuar se me gjetjen e tij në liri, i njëjti mund të ikë ose arratiset, më qëllim të shmangies se procedurës penale, apo të ndikoj në prova ose dëshmitarë, më qellim të pengimit të rrjedhës normale të saj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat