Bie numri i lindjeve dhe rritet i vdekshmërisë së foshnjave, në Spitalin e Pejës - Bota Sot
Bie numri i lindjeve dhe rritet i vdekshmërisë së foshnjave, në Spitalin e Pejës

Peja

Bie numri i lindjeve dhe rritet i vdekshmërisë së foshnjave, në Spitalin e Pejës

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 19:47
Foto ilustrim

Sipas të dhënave në vendin tonë, lindjet janë zbehur dukshëm. Rënie të natalitetit të popullit ka pasur nga viti në vit. Derisa sociologët për këtë shpesh kanë dhënë dy arsye, zhvillimin ekonomik dhe shkëputjën e të jetuarit nga modeli kolektiv në atë individual.

Edhe në Komunën e Pejës ka rënie të lindjeve. Në spitalin e këtij qyteti, kanë lindur 123 foshnje këtë vit në krahasim me vitin e kaluar, derisa në anën tjetër është rritur numri i vdekshmërisë.

Naim Sahiti, zyrtar për informim në Spitalin e Pejës, për Indeksonline ka dhënë statistika për lindjet që janë kryer në këtë institucion deri në fund të muajit tetor.

“Në vitin 2018 deri më 31 tetor kanë qenë 1633 lindje, 833 mashkuj, 822 femra, 22 bineq , 5 beba të vdekura, 607 me sekcio cezarene.

Ndërsa, deri me 31.10.2019 kanë qenë 1510 lindje, 580 sekcio, 9 bineq, 810 mashkuj , 709 femra  dhe 7 beba te vdekura”.

Ndryshe, sipas Agjencionit të Statistikave të Kosovës, në vitin 2018 kanë ndodhur 22761 lindje, 22870 të gjalla dhe 109 të vdekura, kurse lindjet që kanë ndodhur jashtë Kosovës janë regjistruar 6210.

Numri më i madh i nënave që kanë lindur fëmijë në vitin 2018, ishte i grup-moshave 25-29 vjeç me 35.9%, grup-moshat 30-34 vjeç me 25.9%, grup-moshat 20-24 vjeç me 19.6% dhe grup-moshat tjera përbëjnë 18.5% të numrit të përgjithshëm të lindjeve.

Mosha mesatare e femrave që kanë lindur fëmijë në vitin 2018, është 29 vjeç.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat