Rruga që po shndërrohet në makth, në Ozdrim banorët po rrezikohen nga shpejtësia e veturave

Peja

Rruga që po shndërrohet në makth, në Ozdrim banorët po rrezikohen nga shpejtësia e veturave

Më: 11 janar 2020 Në ora: 20:38
Foto ilustrim

Në fshatin Ozdrim iu mor jeta një vajze 8 vjeçare si pasojë e një aksidenti trafiku javën e kaluar.

Por, kjo rrugë ku ndodhi aksidenti po del të jetë problematike.

Banorët thonë se në të vozitësit i ngasin makinat me shpejtësi të madhe dhe se disa herë kanë ndodhur aksidente.

Kjo po ndodh pasi që kjo rrugë në këtë fshat është e drejtë dhe nuk përshkohet nga kthesat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat