Nëntë foshnja lindën dje në Spitalin e Pejës

Peja

Nëntë foshnja lindën dje në Spitalin e Pejës

Më: 23 janar 2020 Në ora: 09:22
Ilustrim

Dje në spitalin e Pejës kanë lindur 9 foshnje.

Përmes njoftimit për media, është bërë e ditur se 5 lindje kanë normale ndërkaq 4 me prerje cezariane, shkruan lajmi.net.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë dje më 22 janar 2020, kanë qenë 9 lindje. 5 lindje kanë qenë normale dhe 4 me prerje cezariane. Kanë lindur 9 foshnje dhe sa i përket gjinisë 5 foshnje janë të gjinisë mashkullore dhe 4 të gjinisë femërore”, thuhet në njoftim.

Ndërsa sipas këtij njoftimi thuhet se, 230 pacientë janë trajtuar si raste emergjente gjatë 24 orëve të fundit. 27 pacientë janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm.

Analiza kanë kryer 335 pacientë që në total kanë kryer 4,977 analiza. 14 operacione janë kryer gjatë 24 orëve të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat