Pejë, një person sulmohet me thikë

Peja

Pejë, një person sulmohet me thikë

Më: 8 shkurt 2020 Në ora: 14:37
Foto ilustrim

Të premten në Pejë është arrestuar një person, pasi që i njëjti për shkaqe të panjohura ka sulmuar me thikë një person të dytë.

Kështu thuhet në raportin e 24 orëve të fundit të Policisë së Kosovës.

“Viktima është dërguar ne Spitalin Rajonal të Pejës. Mjeti me të cilin dyshohet se është kryer vepra është konfiskuar nga njësiti policor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat