Menaxheri i Postës në Pejë thotë se po respektohet distanca për asistencat sociale

Peja

Menaxheri i Postës në Pejë thotë se po respektohet distanca për asistencat sociale

Më: 24 mars 2020 Në ora: 12:58
Foto nga vendi i ngjarjes

Qeveria e Kosovës nxori vendim që nga sot të aplikohet ‘ora policore’ në Kosovë, me kufizim lëvizje nga ora 10:00-16:00, dhe nga 20:00 deri në 06:00. Grumbuj qytetaresh janë parë kokë më kokë përsëri në mëngjesin e sotëm.

Që të mos i zë ora policore, pas këtij vendimi të lëshuar nga qeveria, qytetarët ia kanë mësyrë pikave të Postës së Kosovës, për të tërhequr paratë e ndihmave sociale që do të dalin sot, shkruan lajmi.net.

Sipas disa fotografive që po qarkullojnë në internet, qytetarët në Klinë, Gjakovë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, etj, kanë qëndruar në një afërsi shumë të ngushtë me njëri tjetrin.

Me gjithë se kanë qarkulluar disa fotografi edhe në Pejë, Etibon Fetaj i cili është menaxheri regjional i Postes së Kosovës në Regjionin e Pejës tha për lajmi.net se radhët e pritjes janë menaxhuar me policinë e Kosovës deh se është respektuar distanca.

“Sot kemi shpërndarë Asistencen Sociale në Pejë, me ç’rast të gjithë qytetare janë ndarë te kënaqur, po ashtu janë respektuar vendimet e MSH, në asistencë e kemi pas policin e Kosovës e cila e ka kryer punën ne mënyrën me profesionale te mundshme”, ka thënë Fetaj.

Ai ka shpendari edhe disa fotografi, ku ka treguar se në Pejë po respektohet distanca fizike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat