Komuna e Pejës: Personat e infektuar kanë qenë në izolim, s’kanë pasur mundësi ta transmetojnë virusin

Peja

Komuna e Pejës: Personat e infektuar kanë qenë në izolim, s’kanë pasur mundësi ta transmetojnë virusin

Më: 4 prill 2020 Në ora: 08:40
Komuna e Pejës

Komuna e Pejës ka njoftuar se pesë personat të cilët kanë rezultuar pozitiv në testimet për koronavirus kanë qenë të izoluar dhe nën përkujdesin e Policisë së Kosovës.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, komuna ka bërë me dije se ata nuk kanë pasur kontakte me persona tjerë dhe nuk kanë pasur mundësi ta transmetojnë virusin te personat tjerë.

“Katër persona janë nga fshati Llugagji, dhe një është nga lagja Dardania në Pejë. Që të gjithë në lidhje familjare me zonjen për të cilen kemi qenë të njoftuar më parë. Ju njoftojmë se pesë personat që kanë rezultuar me rezultat pozitiv kanë qenë të izoluar dhe nën përkujdesin e Policisë së Kosovës. Ata persona nuk kanë pasur kontakte me persona tjerë dhe nuk kanë pasur mundësi ta transmetojnë virusin te personat tjerë”, thuhet në njoftim.

Komuna ka apeluar te qytetarët që të mos dalin jashtë.

“Virusi është i pamëshirshëm, prandaj ju ftojmë të rrini në shtëpi, Kujdes PO, Frikë JO”, thuhet në njoftimin e komunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat