I sigurohet banimi familjes Lajqi nga Peja që ishte nxjerrë në rrugë nga pronari i banesës ku rrinte me qira

Peja

I sigurohet banimi familjes Lajqi nga Peja që ishte nxjerrë në rrugë nga pronari i banesës ku rrinte me qira

Më: 5 prill 2020 Në ora: 00:08
Foto ilustrim

Familja Lajqi nga Peja për shkak të pamundësive për të paguar qiranë e shtëpisë ishte nxjerrë jashtë nga pronari.

Pas publikimit të rastit në rrjete sociale, ishte marrë një iniciativë e qytetarëve bamirës, për ta ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje për ta.

Ai kishte kontaktuar edhe me Halil Kastratin dhe i njëjti ishte shprehur i gatshëm për t’ia ndërtuar shtëpinë nëse ka ndonjë truall.

Po ashtu edhe komuna e Pejës e shumë të tjerë kanë ndihmuar në këtë rast.

Lajmin për zgjidhjen e problemit të banimit për familjen Lajqi e ka bërë të ditur Adnan Hyseni nga Peja.

Përmes një video në Facebook, ka kërkuar që të mos dërgohen më të para për familjen Lajqi.

“Përshëndetje për të gjithë ju njerëz t‘mirë e human kudo që jeni në botë e veçanërisht në Kosovë. që u preket thellë në shpirt kur kuptuat se familja katër anëtaresh Lajqi në Pejë është dëbuat nga banesa (nga qiradhënësi) dhe ka mbet në rrugë. Nga sot po e jap lajmin e jashtëzakonshëm se pari për familjen Lajqi e pastaj për të gjithë ne se i është siguruar banimi i përjetshëm dhe nga ky moment mos dërgoni të holla ku unë edhe po e mbyll iniciativën time duke i falënderuar të gjithë ju që ishim bashkë në këtë iniciativë humane”, ka shkruar Hyseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat