Mos ia mësyni grykës së Rugovës, policia ju kthen mbrapa! - Bota Sot
Mos ia mësyni grykës së Rugovës, policia ju kthen mbrapa!

Peja

Mos ia mësyni grykës së Rugovës, policia ju kthen mbrapa!

Më: 9 prill 2020 Në ora: 11:15
Gryka e Rugoves

Shtabi i Emergjencës në Pejë ka njohuar se masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit janë bërë më regoroze.

Ata kanë njoftuar se ecja dhe shëtitja në grykën e Rugovës dhe pjesët e tjera natyrore janë të ndaluara.

Njoftimi:

Te dashur qytetarë të Pejës

Masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19 janë bërë më rigoroze!

Mos u nisni për ecje e shetitje në gryken e Rugovës dhe as në pjeset tjera natyrore. Policia do t’ju kthen mbrapa!

Kjo masē është e domosdoshme për ta ruajtur jeten tuaj!

Me shpresë në mirëkuptimin tuaj

Shtabi i Emergjences

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat