Peja shpallet zonë karantine

Peja

Peja shpallet zonë karantine

Më: 25 prill 2020 Në ora: 23:35
Foto ilustrim

Komuna e Pejës ka njoftuar se nga sot, (e shtunë), është shpallur zonë karantine.

Kjo është bërë e ditur përmes një shkrimi në  Facebook.

“Peja shpallet qytet karantinë, çka nënkupton se po hyjmë në një fazë edhe më sfiduese dhe më të vështire në raport me Covid-19 duke ndryshuar rezultati i të infektuarve në komunën tonë me dy te infektuar”, thuhet në njoftim.

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, apelon te qytetarët e Pejës që t’i respektojnë rekomandimet e caktuara.

“Ju bëjmë thirrje për qetësi dhe për maturi në mënyrë që mjekët, infermieret, policët dhe të gjithë ata që këto ditë të vështira japin shërbime dhe janë në ballë të detyrës së shenjtë.

Nuk është aspak e lehtë kjo luftë përball kësaj pandemie dhe vetëm duke bashkëpunuar të gjithë nga pozita ku ndodhet secili prej nesh që në fund të dalim me sa më pak pasoja dhe sa më shpejtë të kthejmë normalitetin në Pejën tonë që aq shumë e duam.

Zoti i bekoftë të gjithë ata që janë në krye të detyrës këto ditë”, thuhet në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat