Afro 30 persona organizuan iftar në kohë pandemie në Pejë, intervenon policia

Peja

Afro 30 persona organizuan iftar në kohë pandemie në Pejë, intervenon policia

Më: 10 maj 2020 Në ora: 07:55
Pejë

Gjatë mbrëmjes së djeshme në Pejë, saktësisht në lagjen “Dardania” janë tubuar afro 30 presona për iftar, por policia ka intervenuar duke i shpërndarë ata.

Rastin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në Pejë Veton Elshani, i cili ka thënë se kanë qenë 30 persona.

“Policia e Kosovës me të marrë informacion se janë tubuar disa njerëz të ftuar në iftar ka ndërhyrë në një shtëpi në lagjen ‘Dardania’. Polica ka hasur në rreth 20 persona, familjarë e miq. Të tjerët siç duket e kanë kryer ceremoninë e ushqimit dhe janë shpërndarë”, ka thënë Elshai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat