Një burrë mbi 70 vjeç nga Peja, të hënën, dyshohet se ka shtënë në ajër, teksa policia e ka gjetur të shtrirë me tri gëzhoja afër tij.
Kjo është konfirmuar nga, Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë në Pejë.
“Policia është informuar për shkrepje me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes ka gjetur një person të shtrirë. Në vendngjarje është gjetur edhe një armë dhe tre gëzhoja. Ai është dërguar për tretman në Spitalin e Pejës, mjekët kanë konstatuar se lëndimet nuk kanë ardhur si pasojë e armës por nga rrëzimi që ka pësuar. Ai po trajtohet akoma nga mjekët në spital”, ka thënë ai.