Komuna e Pejës nga nesër fillon punën me orar te plotë dhe me staf të kompletuar në të gjitha shërbimet

Peja

Komuna e Pejës nga nesër fillon punën me orar te plotë dhe me staf të kompletuar në të gjitha shërbimet

Më: 27 maj 2020 Në ora: 10:56
Ilustrim

Komuna e Pejës ka njoftuar se nga nesër fillon punën me orar te plotë dhe me stafin e kompletuar në të gjitha shërbimet

“Bazuar në Vendimin e fundit nga Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës se nga data 28 maj, do të ndryshoj orari i lëvizjes, për qytetarët do të jetë nga ora 05:00 e mëngjesit deri në ora 21:00 të mbrëmjes, dhe kërkesat e shtuara në ditët e fundit nga qytetarët për kryerjen e shërbimeve të ndryshme, kërkojmë nga i gjithë stafi i Komunës së Pejës, se nga data 28 maj,( ditë e enjte) të paraqitën në punë dhe të vazhdojmë me normalitet”, thuhet në një komunikatë për media të Komunës së Pejës.

Orari i punës do të jetë nga ora 08:00 deri në ora 16:00.

Vërejtje: përjashtim në paraqitjen në punë do të kenë gratë shtatzëna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat