170 Pacientë kërkojnë ndihmë emergjente në spitalin e Pejës

Peja

170 Pacientë kërkojnë ndihmë emergjente në spitalin e Pejës

Më: 29 maj 2020 Në ora: 08:54
Spitali i Pejës

Gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës 145 pacientë kanë kryer analiza që na total kanë bërë 1990.

Përmes një postimi në llogarinë e tyre në Facebook, thuhet se 170 pacientë tjerë kanë marrë trajtim emergjent.

“170 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, dje më 27 maj 2020. Nga këta 22 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. 145 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 1,990 analiza”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Ndërsa gjatë 24 orëve janë kryer 3 operacione dhe 3 lindje.

“3 operacione ka qenë në 24 orët e fundit. Gjatë 24 orëve të fundit kanë qenë 3 lindje, 2 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 3 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore”, ka bërë të ditur spitali. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat