Viktima dhe vrasësi i dyshuar kishin shtëpitë 5 metra larg njëri tjetrit - Bota Sot
Viktima dhe vrasësi i dyshuar kishin shtëpitë 5 metra larg njëri tjetrit

Peja

Viktima dhe vrasësi i dyshuar kishin shtëpitë 5 metra larg njëri tjetrit

Më: 14 qershor 2020 Në ora: 14:33
Shtepia e te dyshuarit (ne te majte), shtepia e viktimes (ne te djathte)

Ramë Berisha dyshohet që e ka vrarë me armë zjarri fqinjen e parë të tij, Albesa Radi.

Shtëpitë e dy viktimave janë shumë afër njëra tjetrës dhe raportet mes dy familjeve thuhet se deri sot në mëngjes kanë qenë tejet të mira.

Madje, mes dy familjeve kishte edhe një lidhje familjare.

Bajram Radi, vëllau i 16 vjeçares së vdekur ka thënë se motra e tij është marrë nga fqinji rreth orës 04 të mëngjesit ndërsa është gjetur e vdekur pak orë më pas.

Trupi i të ndjerës është dërguar për obduksion ndërsa prokurori i rastit ka dalur në vendin e ngjarjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat