Nga dhjetë të infektuarit në Pejë, dy prej tyre janë mjekë - Bota Sot
Nga dhjetë të infektuarit në Pejë, dy prej tyre janë mjekë

Peja

Nga dhjetë të infektuarit në Pejë, dy prej tyre janë mjekë

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 01:05
Foto ilustrim

Në Komunën e Pejës sonte janë regjistruar edhe 10 raste të reja me coronavirus.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Pejës, Petrit Loci ka thënë se nga këto rezultate edhe dy mjekë dalin të infektuar me COVID-19.

“Njëri është nga mjekësia familjare dhe një tjetër nga Spitali Regjional në Pejë”, tha ai.

Loci thotë se numri i të shëruarve në këtë valë të dytë është ende i pakët ndërsa të tjerët mbesin raste aktive.

“Jemi në pritje të ritestimeve në ditët që vijnë”.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Pejës thotë se pjesa dërmuese janë në gjendje të mirë derisa ka edhe prej tyre që janë të shtrirë në Klinikën Infektive e disa të tjerë në Spitalin Regjional.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat