Pejë, 54 pacientë me COVID-19 të shtruar në spital

Peja

Pejë, 54 pacientë me COVID-19 të shtruar në spital

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 08:22
Ilustrim

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 54 pacientë me Covid-19. Prej tyre, 15 janë në oksigjenoterapi, një është transferuar në QKUK, një është në gjendje të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile.

Përndryshe gjatë vikendit që sapo kaluam raportohet se 548 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Prej tyre, 47 pacientë janë̈ shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Gjatë këtij vikendi në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë̈ kryer 210 operacione.

13 lindje kanë qenë gjatë kësaj fundjave, 9 lindje kanë qenë normale dhe 4 me prerje cezariane. Kanë lindur 14 foshnje, 6 të gjinisë̈ mashkullore dhe 8 të gjinisë̈ femërorë, ngase një lindje ka qenë binjake.

410 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,009 analiza.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat