Tetë pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës, ja sa ka shkuar numri i të hospitalizuarve

Peja

Tetë pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës, ja sa ka shkuar numri i të hospitalizuarve

Më: 18 korrik 2020 Në ora: 09:12
Spitali i Pejës

Sot në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 77 pacientë me Covid-19. Nga këta pacientë 60 të konfirmuar, dhe 17 në pritje të rezultateve.

“Nga pacientët e shtrirë 21 janë në oksigjenoterapi, 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Nga personeli i Spitalit 5 mjekë, 4 Infermierë dhe 1 bioinxhinjer janë të infektuar me Covid-19.

Tutje, Spitali i Përgjithëm në Pejë bën apel për mbajtjen e maskës dhe respektimin e rekomandimeve kundër COVID-19. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat