Dobësi në menaxhimin e shpenzimeve në prokurim nga Komuna e Pejës

Peja

Dobësi në menaxhimin e shpenzimeve në prokurim nga Komuna e Pejës

Më: 20 korrik 2020 Në ora: 14:07
Komuna e Pejës

Pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Pejës për vitin 2019 nuk ishin përgatitur plotësisht sipas kërkesave të kornizës për raportim financiar, njofton Zyra Kombëtare e Auditimit. 

Sipas tyre këto pasqyra përmbajnë gabim material sa i përket klasifikimit të shpenzimeve si dhe mangësi në shpalosjet e informatave për pasurit.

Në vitin 2019, Komuna e Pejës ka shpenzuar 96% të buxhetit final. Mirëpo, përkundër këtij realizimi të mirë të buxhetit, komuna ka treguar dobësi në menaxhimin e shpenzimeve sidomos atyre me prokurim si kontraktime jo adekuate, mangësi në ridestinim të fondeve, ndryshim i pa aprovuar i përmasës/parallogaris së kontraktuar, mungesë të projekteve ekzekutive, menaxhim i dobët i kontratave etj. 

Me tutje, niveli i lartë i pagesave me vendime gjyqësore kishte rritur kostot e komunës për shkak të pagesës edhe të shpenzimeve gjyqësore/përmbarimore.

Gjithashtu, dobësi kishte edhe në regjistrimin e pasurisë, menaxhimin e detyrimeve dhe llogarive të arkëtueshme. Implementimi i rekomandimeve të vitit paraprak ende mbetet sfidë për komunën.  Nga 17 rekomandimet e dhëna vetëm gjashtë prej tyre janë zbatuar, tre ishin në proces, dy janë mbyllur ndërsa gjashtë nuk janë adresuar ende.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat