Policët me biçikleta në Pejë gjobisin qytetarët të cilët nuk po i respektojnë masat

Peja

Policët me biçikleta në Pejë gjobisin qytetarët të cilët nuk po i respektojnë masat

Më: 20 korrik 2020 Në ora: 16:13
foto nga vendi ngjarjes

Dy policë me biçikleta në qendër të Pejës, kanë ndaluar për t’i gjobitur qytetarët të cilët nuk jan duke i respektuar masat e marra nga Qeveria e Kosovës, për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Dy policë me biçikletë, tek shqiptojnë nxjerrin formularin për t’i gjobitur, personat të cilët nuk po i respektojnë masat kundër COVID-19 në Pejë.

Një nga vendimet e qeverisë, më 5 korrik, e ku ka hyrë në fuqi menjëherë me datën 6, është bartja e maskës në fytyrë me të dalë nga shtëpia.

Zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi, për media tha se me vendim të qeverisë, Policia tashmë ka autoritet dhe mandat, që përmes një formulari që zotërojnë, të marrin masa ndëshkuese për qytetarët të cilët nuk bartin maskë.

“Policia tash në këtë periudhë, prej vendimeve të fundit të qeverisë ka autoritet, ka mandat, ka te gjitha, i mundësohet me plotësu do të thotë, është një formular i posaçëm, që kush nuk i bartë maskat sanksionohen, dhe këta formularë përcillen pastaj tek Inspektorati Sanitar, është shumë e vërtetë që policia është në terren, mirëpo tani na e kanë mundësu qeveria”, tha Gashi.

Ai gjithashtu tha se se policia në Pejë, i mbushin formularët, 5 ose 6 në ditë, për t’i dërguar pastaj në inspektoriat.

“Prej një stacioni policor i mbledhin për disa ditë, edhe shkojmë i dorëzojmë në proces atje, në inspektoriat”, tha Gashi.

Sa i përket gjobës, ai tha se vendosë Inspektorati Sanitar.

“Në formular është e paraparë, as unë nuk mund të them sesa është gjoba, nuk e di sigurtë sesa është gjoba, por e di që kanë të drejtë”, u shprej ai.

Më poshtë gjeni videon, ku dy policë shihen tek nxjerrin formularin për t’u shqiptuar gjobë qytetarëve të cilët nuk bartën maskën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat