6 persona me koronavirus janë në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Pejës

Peja

6 persona me koronavirus janë në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Pejës

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë duke u trajtuar 66 pacientë, prej tyre 58 raste janë pozitive dhe 8 raste në pritje të rezultateve.

Nga pacientët e shtrirë 20 janë në oksigjenoterapi, 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 66 pacientë me COVID-19. Nga këta pacientë 58 të konfirmuar, dhe 8 në pritje të rezultateve. Nga pacientët e shtrirë 20 janë në oksigjenoterapi, 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile. 5 Pacientë janë të shëruar gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftim, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga personeli i Spitalit 5 mjekë, 7 infermierë dhe 1 bioinxhinier janë të infektuar me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 225 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor. Nga këta 23 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat