Në Spitalin e Pejës po trajtohen 70 pacientë me Covid-19

Peja

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 70 pacientë me Covid-19

Më: 24 korrik 2020 Në ora: 10:06
Foto Ilustrim

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 70 pacientë me Covid-19.

29 pacientë janë në Oksigjeno- terapi, 9 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile.

Bëhet e ditur se nga personeli i Spitalit 5 mjekë, 11 Infermierë dhe 3 punëtorë të shërbimit teknik janë të infektuar me koronavirus.

Gjatë 24 orët e fundit në këtë spital, 163 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

“Nga këta 24 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Kanë qenë 5 lindje, 3 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnje 3 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.

Gjatë kësaj kohe atje janë kryer 7 operacione, ndërsa 172 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,360 analiza”, njofton ky spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat